“Së shpejti do ketë lëvizje për integrimin e Shqipërisë”, ministri gjerman flet për zgjerimin e BE, Brexit dhe raportet Gjermani-Francë

29/01/2020 - 11:18

Pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE do të ndryshojnë shumë gjëra. Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, thotë se shumë gjëra duhet të rregullohen ndryshe. Po cila është perspektiva e BP?

"Pas Brexitit do të ndryshojë edhe statika e Bashkimit Evropian – gjë që deri tani nuk ka ndodhur", pohon ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, në një intervistë për agjensinë e lajmeve Reuters. Për Gjermaninë do të thotë kjo një ngritje e përgjegjësisë për zhvillimet në Bashkimin Evropian – sepse disa vende të vogla e shohin tani Berlinin si një nga përfaqësuesit kryesor të interesave të tyre. "Britania e madhe ka qenë për Danimarkën, Suedinë apo Holandën një partner shumë i rëndësishëm. Këto vende kanë tani interes për një partneritet më të ngushtë me Gjermaninë", thotë Roth, duke shtuar se Gjermania duhet t’u përgjigjet këtyre këreksave.

Raportet mes Francës dhe Gjermanisë

Roth ka hedhur poshtë pohimet se raporti i Gjermanisë me vendet lindore apo baltike mund të ndryshojë. "Me Poloninë apo vendet baltike ne kemi pasur gjithmonë raporte të ngushta", tha ai. Debatet për Brexitin e kanë larguar pak Britaninë e Madhe nga vendet e tjera, sepse britanikët kanë kundërshtuar hapjen e tregut për fuqinë punëtore nga vendet e tjera. Ndaj shumë vende kanë qenë gjatë negociatave për Brexit të afërta me pozicionet e Gjermanisë. Roth kundërshton edhe pohimet se pas Brexitit mund të ndryshojnë edhe raportet mes Gjermanisë dhe Francës.

"Disa vende kanë dyshuar se pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ahenit në fillim të vitit 2019, mund të ketë një afrim të tepërt mes Gjermanisë dhe Francë. Por raportet e Berlinit me Parisin janë të ngushta pavarësisht Brexitit". Roth kundërshton edhe pohimet se Gjermania dhe Franca pas Brexitit do të detyrohen të kenë qëndrime të ndryshme dhe mund të shndërrohen në dy pole të ndryshme.

Zgjerimi i BE

Sa i përket zgjerimit të BE, Gjermania është e mendimit se kjo është një çështje e veçantë. Gjermania angazhohet për fillimin sa më të shpejtë të negociatave për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Ndërkohë që Franca ka qenë kundër. "Shpresoj se së shpejti do të ketë lëvizje në këtë temë. Komisioni i BE do të paraqesë së shpejti një propozim me të cilin shpresojmë se do të dakordohen të gjitha vendet anëtare."

Britania e Madhe do të dalë nga BE me 31 janar. Parlamenti Evropian duhet më parë me 29 janar, të miratojë marrëveshjen për daljen e Britanisë së Madhe nga BE. Pritet që BE deri në fund të vitit t’i ofrojë Londrës një marrëveshje për rregullimin e raporteve mes tyre në të ardhmen./DW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva ka paralajmëruar se pandemia e koronavirusit mund të shkaktojë

Për Papa Françeskun, pandemia që ka paralizuar botën është një "përgjigje e natyrës" ndaj njerëzve që për shumë gjatë injoruan krizën eko

Qeveria e Austrisë planifikon të fillojë rihapjen e dyqaneve nga java e ardhshme, duke hequr për herë të parë një pjesë të kufizimeve të

Familja mbretërore saudite është tronditur nga koronavirusi dhe për këtë ka urdhëruar përgatitjen e një spitali elitar.

Franca vijon të raportojë shifra tragjike për humbjen e jetëve nga koronavirusi, duke u bërë tashmë vendi që po vuan më shumë në Europë.

Gjendja e kryeministri britanik Boris Johnson është përmirësuar dhe për pasojë ka lënë terapinë intensive, konfirmon Downing Street, të c

Gjatë 24 orëve të kaluara, Turqia konfirmoi 96 viktima të reja nga koronavirusi, duke e rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 908 p

Afërsisht 20% e Departamentit të Policisë së Nju Jorkut është sëmurur me Covid-19, raporton

105 mjekë kanë humbur jetën deri tani nga koronavirusi në Itali.

Vazhdon trendi në ngadalësim i pandemisë së koronavirsusit në Itali, regjistrohen 610 viktima në 24 orët e fundit.