Sekreti që djali i mbajti Donald Trump për takimin me rusët

07/12/2017 - 08:06

Donald Trump i riu ka refuzuar t'u thotë ligjvënësve amerikanë për bisedën me babain e tij, lidhur me takimin e vitit 2016 me disa rusë në ndërtesën Trump Tower, ka thënë ligjvënësi demokrat, Adam Schiff.

Trump i riu mbrëmë ka folur në Komitetin e Inteligjencës së Dhomës Përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara nën dyer të mbyllura, në kuadër të hetimeve për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane të vitit 2016.

Trump i riu tha se ai nuk i ka treguar presidentit për takimin në qershor të vitit 2016 ndërmjet zyrtarëve të fushatës Trump dhe disa operativistëve rusë, kur ky takim ka ndodhur, dhe ka refuzuar të thotë se çka i ka thënë babait të tij pasi kjo mbledhje ishte zbuluar për publikun këtë vit.

Anëtari i Dhomës Përfaqësuese, Adam Schiff, demokrat, tha se Trump i riu i tha komitetit se ai nuk mund të flasë për bisedat me babain e tij për shkak të një parimi juridik.

Por, demokrati Schiff është shpehur dyshues se ky ishte shkak i vlefshëm për të mos i treguar Kongresit amerikan lidhur me këtë bisedë. /REL/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sonda “InSight” e NASA-s ka regjistruar një zhurmë në Mars, që besohet të jetë tërmeti parë i zbuluar ndonjëherë në këtë planet.

Në SHBA dhe pjesë të tjera të botës regjistrohet sezoni më i gjatë i gripit në 10 vitet e fundit dhe viruset e kësaj sëmundjeje sezonale

Vijon të rritet bilanci i viktimave të sulmeve të shumëfishta terroriste të së dielës së Pashkëve Katolike në Sri Lanka.

Pasi policia hoqi perimetrin e sigurisë, të vendosur pas zjarrit shkatërrues të javës së kaluar në katedralen Notre Dame ka pasur dyndje

Një kompani shtetërore kineze duket se ka shpikur dronin e parë amfib, të përshtatshëm për të kryer sulme në ishuj.

Volodimir Zelenskiy, aktor satire në televizion, arriti fitore të thellë në zgjedhjet presidenciale të Ukrainës.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, u zotua se do të godasë çdo “lajm të rremë” gjatë fushatës për zgjedhjet e Parlame

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, u zotua se do të godasë çdo “lajm të rremë” gjatë fushatës për zgjedhjet e Parlame

Një tërmët i fuqishëm me magnitudë 6.3 ballë ka goditur sot Filippinet.

Rëndohet bilanci i tragjedisë në Sri Lanka, ku tre kisha dhe tre hotele u goditën nga shpërthime të organizuara.