Sekuestrohen 5 tonë kokainë

16/02/2020 - 17:54

Policia e Kosta-Rikës ka sekuestruar një sasi rekord prej 5 tonë kokainë, që është edhe sasia më e madhe në historinë e vendit. 5,048 pako një kilogramëshe u gjetën të shtunën në një kontejner anijeje që do të transportonte lule zbukuruese drejt Holandës.

Kontejneri i dyshimtë kishte tërhequr vëmendjen, dhe pas inspektimit të hollësishëm në brendësi ishin zbuluar valixhet me pako me kokainë. Dërgesa do nisej të dielën drejt portit holandez të Roterdamit.

Autoritetet thanë se kanë ndalur një shtetas nga Kosta Rika 46-vjeçar që ishte ngarkuar me vendosjen e kontejnerit, por mësohet se i dyshuari nuk ka precedentë të mëparshëm penalë. Vitin e kaluar, ndërhyrjet policore të vendit çuan në sekuestrimin e një totali prej 31,1 tonë kokainë.

Në Holandë, një tjetër vend pritës i drogave të forta, në të njëjtin vit u kapën 38 tonë kokainë, apo 50 për qind më shumë sesa në vitin 2018. Sipas policisë holandeze, vetëm çereku i sasisë së kokainës që mbërrin në port arrin të zbulohet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sipas të dhënave të publikuara nga Mbrojtja Civile në Itali, ditën e sotme është regjistruar një numër më i ulët i vdekjeve nga koronavir

Të gjithë austriakët do të duhet të përdorin maska për fytyrën gjatë blerjeve të ushqimeve, njoftoi sot qeveria, duke prezantuar një tjet

Një infermiere 30-vjeçare në Belgjikë ka humbur jetën për shkak të koronavirusit, duke u bërë viktima më e re në këtë shtet.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu do të hyjë në karantinë.

Gjatë konferencës ditore për shtyp paraditen e sotme, ekspertë të Shëndetësisë FPS dhe Komiteti Kombëtar i Krizave zbuluan zhvillimet më

Agjencia publike e shëndetit në Gjermani ka raportuar se deri më tani janë infektuar 57.298 persona në të gjithë vendin nga koronavirusi.

Koronavirusi vazhdon që të vrasë njerëz në mbarë globin, duke shtuar numrin e viktimave.

Numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 23 në Turqi në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 131.

Një video e transmetuar nga mediat italiane që mban datën 16 nëntor të vitit 2015 ka bërë bujë në mediat sociale, por indiferente nuk kan