Një sasi e madhe droge, më shumë se gjysmë toni, është kapur nga policia italiane. Mediat fqinje raportojnë se janë sekuestruar 538 kg kokainë, në Portin e Genovas.

Kanë qenë forcat e antimafias dhe antidrogës, të cilat kanë sekuestruar lëndën narkotike, në bashkëpunim edhe me policinë doganore, pas hetimeve dhe kontrolleve të detajuara. Kokaina e sekuestruar do të sillte për organizatat kriminale një përfitim prej mbi 200 milionë euro.

"Tolerancë zero ndaj natkotrafikantëve e mafies", është komenti i ministrit të Brendshëm italian, i cili ka falënderuar forcat e policisë për këtë operacion të suksesshëm.