Policia e Afrikës së Jugut njoftoi sot sekuestrimin e 706 kilogram kokaine me vlerë 44 milionë euro.

Droga ishte e fshehur në hambarin e anijes të ngarkuar me mbi 3.000 kontejnierë, me pretekstin se askush nuk mund ta pikaste këtë sasi të paligjshme malli. Mjeti lundrues ishte nisur nga Brazili dhe kishte destinacion përfundimtar Indinë.

"Droga ishte ndarë në 706 pako me 1 kilogram secila", sqaroi për median një zyrtar i lartë i njësisë së forcave speciale të policisë së Afrikës së Jugut, Godfrey Lebeya.