Qyteti kinez i Wuhanit, ku dhe mendohet se filloi shpërthimi i koronavirusit në fund të vitit të kaluar, ka raportuar raste të reja me koronavirus.

Të dielën, Wuhani raportoi infeksionin e parë prej datës 3 prill, ndërsa sot ka konfirmuar edhe pesë raste të tjera.

Sipas autoriteteve atje, të gjithë të infektuarit e rinj janë identifikuar në të njëjtin kompleks banesash dhe janë klasifikuar si asimptomatike.

“Duhet ta parandalojmë rrezikun e rikthimit të sëmundjes”, tha Autoriteti Shëndetësor.

Qindra raste asimptomatike janë duke u monitoruar nga autoritetet shëndetësore në Wuhan.

Sakaq, Kina, ka raportuar mbi 84,000 të infektuar dhe mbi 4,633 humbje jete nga Covid-19.