SHBA, bllokadë historike e qeverisë

12/01/2019 - 09:07

Paralizimi i pjesshëm i qeverisë federale amerikane ka hyrë në histori si më e gjata ndonjëherë, e ky rekord ndoshta do të përforcohet duke mos pasur një fund të ngërçit politik në horizont.

Kjo e shtunë ka shënuar ditën e 22-të të mbylljes së qeverisë, duke tejkaluar kështu rekordin e mëparshëm prej 21 ditësh të paralizimit të qeverisë në vitet 1995-1996, kohë kur Shtëpinë e Bardhë e drejtonte Bill Clinton.

Presidenti Donald Trump refuzon të miratojë buxhetin, për sa kohë që në të nuk përfshihen fondet për ngritjen e një muri në kufirin me Meksikën, por demokratët kanë refuzuar gjithashtu kërkesën e tij për fondin prej 5.7 miliardë dollarësh.

Rreth një e katërta e qeverisë federale është ende jofunksionale derisa të rakordohet një plan shpenzimesh, duke lënë kështu rreth 800 mijë punonjës të papaguar.

Të premten, punonjës të shumtë, përfshi gardianë burgjesh, staf aeroportesh apo agjentë të FBI-së, humbën pagat e para të këtij viti.

Megjithatë, presidenti Trump ka sheshuar spekulimet sipas të cilave ai pritet të deklarojë emergjencën kombëtare në mënyrë që të anashkalojë Kongresin dhe të marrë paratë që i nevojiten. Muri i propozuar prej tij ishte një prej zotimeve kryesore gjatë fushatës presidenciale.

Ai e përshkroi një deklarim të mundshëm të emergjencës si një “rrugëdalje e lehtë”, por tha se do të preferonte që problemin ta zgjidhte Kongresi. “Por, nëse ata nuk munden…atëherë unë do të deklaroj emergjencën kombëtare. Kam të drejta absolute për ta bërë këtë”, paralajmëroi ai.

Gjithsesi, demokratët duket se do të ndërmarrin menjëherë nisma ligjore kundër Trumpit, nëse ai e bën një lëvizje të tillë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një konflikt i ashpër ka shpërthyer në veri të Meksikës, pasi forcat e sigurisë kanë kapur një prej djemve të ish-udhëheqësit meksikan të

Franca i ka qëndruar vetos së saj kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nënpresidenti amerikan Mike Pence u takua sot me Presidentin Tayip Erdogan në Turqi si pjesë e një misioni për të bindur Ankaranë të ndal

Katalonja duhet të mbajë një votim të ri për pavarësi nga Spanja, brenda dy viteve, tha kreu i qeverisë së rajonit.

Të paktën zyrtarisht, zgjerimi i BE-së nuk ka qenë një nga temat e samitit Franko-Gjerman, që u zhvillua në Toulouse.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Turqia në asnjë periudhë të historisë së saj nuk ka kryer masakër civile dhe se kë