SHBA feston pavarësinë mes vrullit për të hequr simbolet e trashëgimisë pro-skllavërisë

04/07/2020 - 08:58

Shtetet e Bashkuara festojnë Ditën e Pavarësisë këtë fundjavë, ndërsa po fiton vrull një fushatë për të hequr simbolet e trashëgimisë pro-skllavërisë.

Përpjekjet për të hequr monumentet që lartësojnë Konfederatën, një qeveri prej 11 shtetesh jugore që ishin pro skllavërisë e që u shkëputën nga Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar Luftën Civile në vitin 1861, filluan të fitojnë mbështetje në vitin 2015 pasi një supremacist i bardhë qëlloi për vdekje nëntë Afrikano-Amerikanë brenda një kishe në Çarleston të Karolinës së Jugut.

Fushata u përshkallëzua më tej pasi George Floyd, vdiq në arrest policie më 25 maj në Mineapolis të Minesotës.

Memoriali i Konfederatës në “Stone Mountain”, monumenti më i madh i Konfederatës, është ndër shumë përmendoret që kanë qenë në qendër të fushatës së shkatërrimit.

Skalitja në faqen e malit, me një lartësi prej 518 metrash që u financua në pjesën më të madhe nga Ku Klux Klan përmban Presidentin e Konfederatës Jefferson Davis, dhe gjeneralët e Konfederatës Robert E. Lee dhe Thomas “Stonewall” Jackson, të gjithë ishin pronarë skllevërish. Anëtarët e Klan vazhdojnë të mblidhen regullisht pranë memorialit.

Një nga përmendoret më të fundit që u hoq, ishte një statujë e Gjeneralit Jackson në Riçmond të Virxhinias, një shtet me më shumë përmendore të Konfederatës se çdo shtet tjetër. Punëtorët filluan të rrëzojnë statujën e gjeneralit të Konfederatës të mërkurën pasi kryetari i bashkisë së Riçmondit bëri thirrje për “heqjen e menjëhershme” të tij.

Protestuesit rrëzuan një statujë të gjeneralit Davis në Riçmond, kryeqytetin e Konfederatës, më 10 qershor.

Gjithashtu të mërkurën, Misisipi, shteti i vetëm që vazhdonte të përfshinte emblemën e Konfederatës në flamurin e tij zyrtar, tërhoqi flamurin në një ceremoni të qetë në kryeqytetin Xhekson. Flamuri u dërgua në një muze aty pranë, pasi guvernatori Tate Reeves nënshkroi legjislacionin që urdhëronte heqjen e tij.

Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv në 26 qershor për të mbrojtur statujat, monumentet dhe përmendoret. Masa erdhi disa ditë pasi policia ndaloi përpjekjet e protestuesve për të rrëzuar një statujë të Presidentit Andrew Jackson në një park të Shëtitores Pensilvania pranë Shtëpisë së Bardhë. Jacksoni ishte gjithashtu pronarë skllevërish.

Trump viziton Memorialin Kombëtar Mount Rushmore të premten për të festuar Ditën e Pavarësisë. Skulptura 18 metra e lartë e gdhendur në granit në Black Hills të Dakotës së Jugut ka portretet e presidentëve skllavopronarë George Washington dhe Thomas Jefferson, dhe presidentët Abraham Lincoln dhe Theodore Roosevelt.

Disa grupe të amerikanëve vendas kanë protestuar në memorialin e Mount Rushmore, duke përmendur se zona është marrë nga treva e tyre, Lakota.

Memorialet e konfederatës janë shembur kohët e fundit edhe në shtete të tjera.

Në Mobile të Alabamës, një statujë e Admiralit të Konfederatës Raphael Semmes u hoq në fillim të qershorit dhe u vendos në një depo ditë më vonë pasi zyrtarët e qytetit ranë dakord për këtë.

Një statujë e ish-nënpresidentit John C. Calhoun, mbrojtës i skllavërisë, u hoq nga një piedestal në Çarleston të Karolinës së Jugut më 24 qershor pas miratimit të këshillit të qytetit.

Shumë afrikano-amerikanë dhe një numër në rritje nga grupe të tjera racore besojnë se simbolet e Konfederatës kanë konotacione raciste ndërsa shumë të bardhë, veçanërisht në shtetet jugore, pohojnë se ato janë pjesë e trashëgimisë.

Lufta për drejtësi racore vazhdon ndërsa Amerika feston Ditën e Pavarësisë më 4 korrik, megjithëse në një pjesë të Deklaratës së Pavarësisë së Sh.B.A., shkruar nga Presidenti Jefferson, shkruhet, “Të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë”. /VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Italia po përjeton shtim të rasteve ditore me Covid-19 javët e fundit. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë

Autoritetet në jug të Kinës thanë sot se kishin gjetur gjurmë të koronavirusit në krahët e ngrirë të pulave të importuara nga Brazili.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn tha se ai pret që në muajt e ardhshëm, apo përfundimisht vitin e ardhshëm (2021) të zbulohet

Presidenti frances, Emanuele Macron dhe bashkeshortja e tij, Briggide po kalojnë disa ditë pushime në jug të Francës.

Një vajzë e porsalindur nga Kina është braktisur nga prindërit e saj në një kosh mbeturinash vetëm disa orë pasi kishte ardhur në jetë.

Pavarësisht skepticizmit perëndimor, Moska është e vendosur ta hedhë në treg vaksinën anti-COVID “Sputnik V”, të cilën e krijoi e para në

Avionët luftarakë izraelitë kryen sulme ajrore në rajone të ndryshme të Gazës.

25 gra në Turqi përfunduan në polici teksa protestonin një ditë më parë kundër tërheqjes së vendit nga konventa për mbrojtjen nga dhuna n

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të mërkurën në Pragë se fuqia ekonomike globale e Kinës e bën këtë vend komunist në disa kup

Ministria iraniane e Shëndetësisë bëri thirrje për kujdes në lidhje me vaksinën e re ruse antiCOVID-19, Sputnik-V, që ka nxitur kritika n