SHBA feston sot 243-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

04/07/2019 - 08:12

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 243-vjetorin e Ditës së Pavarësisë. 4 Korriku shënon ditën e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Britania e Madhe, në vitin 1776, kur 13 kolonitë e asaj kohe shpallën pavarësinë dhe lirinë e tyre nga qeverisja britanike.

Dokumenti i Shpalljes së Pavarësisë së SHBA-së është njëri ndër dokumentet politike më me rëndësi në botë, që përcaktoi fatin dhe kornizën për mbijetesën dhe rritjen e këtij vendi, por është gjithashtu edhe dokumenti i cili frymëzoi lëvizje të njëjta për pavarësi, anë e mbanë botës.

Shpallja e Pavarësisë së Amerikës shënoi shkëputjen e kolonive nga Britania e Madhe 243 vjet më parë, por ajo ishte vetëm fillimi i vendosjes së lirisë në këtë vend, pasi në atë kohë në shumë koloni praktikohej skllavëria, gratë nuk gëzonin të gjitha të drejtat për të cilat bëhej thirrje në Shpalljen e Pavarësisë dhe fatkeqësisht indiano-amerikanët vendas u detyruan të shpërnguleshin nga toka e tyre, ndërkohë që kolonët e ri kishin filluar të vendoseshin anë e mbanë vendit.

Por prej nënshkrimit të këtij akti dramatik më shumë se dy shekujsh, përpjekjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të siguruar barazi dhe të drejta të barabarta për të gjithë, kanë triumfuar me shumë fitore gjatë dekadave të kaluara, prapë se prapë ekziston vetëdija se mbetet shumë për t’u bërë dhe se ruajtja e këtyre të drejtave që na i ka falë Perëndia dhe natyra, kërkon vigjilencë të vazhdueshme për t’i ruajtur ato, sidomos nga intervenimet e qeverisë e cila ka për detyrë t’i mbrojë dhe jo të shkatërrojë liritë dhe të drejtat e popullit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tre diplomatë turq janë vrarë këtë të mërkurë, nga të shtënat me armë zjarri në kryeqytetin kurd të Irakut Erbil.

Shtetet e Bashkuara bllokojnë shitjen e avionëve luftarakë F-35 drejt Turqisë.

Ursula Von der Leyen është konfirmuar nga Parlamenti Europian në postin e Presidentes së Komisionit Europian për pesë vitet e ardhshme.

Një 82-vjeçare në Rimini të Italisë ka kërcënuar mbesën dhe të dashurin e saj, se do të paguajë 2 shqiptarë e do i vrasë, pasi i

Politikania kristiandemokrate e publikoi nё twitter vendimin e saj: “Unё dua tё fitoj nesёr besimin e Parlamentit Europian”, shkruan Ursu

Administrata e Presidentit Trump po përpiqet t’i japë fund mbrojtjes përmes azilit për shumicën e emigrantëve të Amerikës Qendrore që hyj

Egjipti ka hapur për publikun dy nga piramidat e tij më antike, të vendosura rreth 40 km nga Kajro, për herë të parë pas 1965.

Të burgosurit me sjellje të mirë do të kenë mundësi të mbajnë vetë çelësin e qelisë, është kjo një skemë e re që do të aplikohet në Brita

Në një numër twittesh, të cilat u cilësuan menjëherë nga kritikët si komente raciste dhe ksenofobike, Presidenti Donald Trump ka provokua