SHBA – FMN: Libani të reformohet për të përfituar miliarda dollarë

10/08/2020 - 12:12

Libani duhet të kryejë reforma urgjente fiskale në mënyrë që të mund të futet në fondet e ndihmës, deklaroi Fondi Monetar Ndërkombëtar pas një konference ndërkombëtare të donatorëve për Beirutin e goditur nga katastrofa e shpërthimit në portin kryesor të vendit.

Drejtoresha e FMN-së, Kristalina Georgieva është kritike për “mungesën e vullnetit politik për të miratuar dhe zbatuar reformat e nevojshme”.

“Ne jemi të gatshëm të dyfishojmë përpjekjet tona. Por, ne kemi nevojë për unitet në Liban, ne kemi nevojë që të gjitha institucionet të bashkohen për të kryer reformat shumë të nevojshme”, thotë Georgieva.

“Angazhimi për këto reforma do të zhbllokojë miliarda dollarë në të mirë të popullit libanez”, shton ajo. FMN po përqendrohet në rivendosjen e aftësisë paguese të financave publike, te masat mbrojtëse për të parandaluar daljen e kapitalit dhe te humbjet që rrjedhin nga ndërmarrjet shtetërore. /Atsh

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në një tjetër takim elektoral presidenti amerikan Donald Trump nuk ka ngurruar të përmendë marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë

Rajoni i shkëputur i Nago-Karabakut në Kaukazin e Jugut tha të dielën se 16 nga ushtarakët e saj ishin vrarë dhe më shumë se 100 janë pla

Qytetarët e Zvicrës kanë votuar të dielën në një referendum kundër propozimit të njërës prej forcave politike në vend, për të kërkuar bll

Presidenti Trump emëroi të shtunën gjykatësen Amy Coney Barrett si anëtare të Gjykatës së Lartë, për të plotësuar vendin e mbetur bosh ng

Armenia ka mobilizuar ushtrinë, pas luftimeve të ashpra me forcat e Azerbajxhanit në rajonin e kontestuar të Nagorno Karabakut.

Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni ka rezultuar sërish pozitiv me koronavirus.

Ministri i Jashtëm bjellorus, Uladzimer Makey ka akuzuar vendet Perëndimore për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit të tij, për të n

Rreth 15 000 protestues u mblodhën në Londër për të marshuar kundër masave të qeverisë britanike për ndalimin e përhapjes së koronavirusi

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar nga një rritje masive e numrit të viktimave nga pandemia COVID-19.

Zviceranët do të vendosin të dielën me referendum nëse do të braktisin marrëveshjen e lëvizjes së lirë të njerëzve me Bashkimin Europian.