SHBA kalon Kinën për të prekurit nga koronavirusi

26/03/2020 - 23:19

Shtetet e Bashkuara kalojnë në vendin e parë përsa i përket rasteve pozitive me koronavirus në botë me 81,000 infeksione dhe më shumë se 1.000 vdekje.

Shifrat e reja të publikuara të enjten tregojnë se SHBA ka kapërcyer Kinën dhe Italinë me numrin e personave të prekur.

Italia mbetet deri tani vendi më i goditur për sa i përket vdekjeve me më shumë se 8,000. Kina, vendi ku filloi pandemia në dhjetor, ka regjistruar më shumë se 3000 vdekje nga pandemia e koronavirusit.

Shifrat e reja të SHBA-së vijnë pasi Nju Jorku regjistroi 100 vdekje prej koronavirusit në vetëm 24 orë, duke e çuar numrin total në këtë shtet në 385. Ndërsa numri i viktimave deri tani në SHBA është 1177.

Nju Jork, i cili është epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në SHBA me 50 përqind të rasteve të konfirmuara në total, numëron rreth 37.000 të prekur.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Më 24 gusht Italia do të aplikojë për here të parë vaksinën anti- COVID te 3 pacientë të prekur.

Pasi Rusia tha se është vendi i parë në botë që mori aprovimin e një vaksinë kundër COVID-19, pas më pak se 2 muaj testimesh, ka reaguar

Qeveria e Libanit dha dorëheqjen pas shpërthimit shkatërrues të javës së kaluar në Bejrut.

Prej disa javësh, bilanci italian i pandemisë karakterizohet nga ulje dhe ngritje domethënëse nga dita në ditë.

Policia holandeze deklaroi se kishte zbuluar laboratorin më të madh të kokainës në vend.

Shtohen sërish tensionet mes Greqisë dhe Turqisë pas vendimit të Ankarasë, për të dhënë lejet e para për firmat që do të kryejnë shpime p

Bota ka arritur rekordin e zymtë të 20 milionë rasteve të konfirmuara të koronavirusit dhe po i afrohet 750 mijë viktimave në shkallë glo

Izraeli vendosi sot të mbyllë vendkalimin kufitar Karem Abu Salem, rruga kryesore tregtare e Gazës, për të gjitha hyrjet përveç ndihmës h

Bjellorusia nuk po gjen qetësi pas zgjedhjeve presidenciale që u zhvilluan të dielën dhe që u fituan nga ai që konsiderohet diktatori i f