SHBA: Mbi 2 mijë të vdekur nga koronavirusi, brenda 24 orëve

07/08/2020 - 11:58

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë se 2,000 vdekje të shkaktuara nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Herën e fundit që Shtetet e Bashkuara regjistruan më shumë se 2,000 vdekje, në 24 orë, ishte më 7 maj. Numri i të infektuarve nga koronavirusi në të gjithë botën është rritur në 19 milionë.

Brazili dhe Meksika raportuan mijëra raste të reja të të infektuarve dhe numër të lartë të vdekjeve. Brazili raportoi më shumë se 53,000 raste të reja dhe më shumë se 1.200 vdekje.

Numri i vdekjeve të koronavirusit në Meksikë ka arritur në 50,000, që nga fillimi i pandemisë. Raportet vijnë derisa vendet evropiane vendosën kufizime të reja të udhëtimit dhe masa të izolimit, ndërsa është rritur frika për një valë të dytë të të infektuarve.

Në gjithë botën më shumë se 712,000persona kanë vdekur nga sëmundja COVID-19. India raportoi se ka arritur në 2 milionë numri i të infektuarve në këtë vend, dhe janë shënuar më shumë se 40,000 vdekje.

Masa të reja në vendet evropiane

Duke filluar nga data 8 gusht, Gjermania vendosi që banorët, të cilët kthehen nga zonat e caktuara të rrezikut, të testohen për koronavirusin e ri. Autoritetet kanë thënë se rritja e numrave të të infektuarve ka ndodhur për shkak të njerëzve që udhëtojnë për pushime verore.

Austria ka njoftuar rreth planeve për të lëshuar një paralajmërim udhëtimi për Spanjën. Finlanda, duke e quajtur situatën “jashtëzakonisht delikate”, gjithashtu prezantoi kontrolle të reja të udhëtarëve nga disa vende të BE-së, përfshirë Belgjikën dhe Holandën. Britania ka rivendosur masën e vetizolimit për udhëtarët nga Belgjika.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Britania e Madhe po përballet me rritje të ndjeshme të rasteve të reja me COVID-19.

Të paktën tre lëkundje tërmeti tronditën Kaliforninë të martën, për herë të dytë në tre ditë duke i lënë banorët të frikësuar se një tërm

Qeveria e Republikës Çeke miratoi propozimin që ky vend të rikthehet në gjendje të jashtëzakonshme nga 5 tetori, për të luftuar rritjen e

Koronavirusi vijon të shkaktojë viktima në Itali.

Me vendimin që hyn në fuqi menjëherë, tre parqet ujore të Francës nuk do të mund të marrin ose të shumojnë më delfinë dhe orka.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka paralajmëruar se Gjermania do të përballet me disa muaj të vështirë për shkak të koronavirusit, rap

Studiuesit në Helsinki kanë zhvilluar një teknikë me të cilën një kompjuter modelon perceptimin vizual duke vëzhguar sinjale nga truri i

Pas luftimeve të ashpra që shpërthyen të dielën midis forcave armene dhe azeriane, presidenti francez, Emmanuel Macron në një konferencë

Banka Botërore ka njoftuar se ka gati një plan me një buxhet prej 12 miliardë Dolarrë për të ndihmuar vendet e varfëra për të siguruar va

Gjermania do të përballet me disa muaj të vështirë për shkak të koronavirusit, paralajmëroi kancelarja gjermane, Angela Merkel, raporton