SHBA publikon të dhëna për përfshirjen e Iranit në sulmin e rafinerive të naftës

16/09/2019 - 12:42

Shtetet e Bashkuara kanë publikuar pamje satelitore dhe kanë cituar zyrtarë të inteligjencës për të mbështetur pretendimin se Irani ka qenë mbrapa sulmeve në rafineritë e naftës në Arabinë Saudite.

Irani ka mohuar përfshirjen në sulmet ajrore që kanë ndodhur të shtunën, të cilat është pretenduar të jenë kryer nga rebelët huthi në Jemen, që janë të lidhur me Iranin.

Disa zyrtarë amerikanë kanë thënë për mediat ndërkombëtare se drejtimi dhe madhësia e sulmit ngre dyshime për përfshirjen e rebelëve huthi.

Ky incident ka zvogëluar furnizimet me naftë për 5 për qind, çka ka ndikuar në rritje të çmimeve.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka fajësuar Iranin gjatë fundjavës, pa ofruar të dhëna, duke nxitur Teheranin që ta akuzojë Uashingtonin për mashtrim.

Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter të dielën, presidenti amerikan, Donald Trump po ashtu ka akuzuar Iranin, si dhe nuk ka përjashtuar veprimet ushtarake kur të bëhet i ditur kryesi i sulmit.

Zyrtarë të paidentifikuar amerikanë kanë dhënë deklarata për mediume të ndryshme ndërkombëtare, si New York Times, ABC dhe Reuters.

Një zyrtar ka thënë se ekzistojnë 19 zona të ndikimit në shënjestra dhe sulmet janë nisur nga perëndimi e veriperëndimi dhe jo nga territori i kontrolluar nga rebelët huthi në Jemen, që shtrihet në pjesën jugperëndimore të rafinerive të naftës saudite.

Sipas këtij zyrtari sulmet mund të jenë nisur nga zonat në veri të Gjirit Persik, përkatësisht Iranit apo Irakut. Një fotografi që tregon në afërsi tanket në impiantin e përpunimit Abqaiq tregon se zona është dëmtuar nga ana perëndimore.

Zyrtarët e cituar në të përditshmen, New York Times, kanë thënë se mund të jenë pozicionuar një varg dronësh dhe raketash, mirëpo jo të gjitha kanë goditur shënjestrat e tyre në rafineritë Abqaiq dhe Khurais.

ABC ka cituar një tjetër zyrtar të lartë amerikan të ketë thënë se Trump është plotësisht i vetëdijshëm që Irani është përgjegjës. /REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të paktën zyrtarisht, zgjerimi i BE-së nuk ka qenë një nga temat e samitit Franko-Gjerman, që u zhvillua në Toulouse.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Turqia në asnjë periudhë të historisë së saj nuk ka kryer masakër civile dhe se kë

Dymbëdhjetë kandidatë demokrat për zgjedhjet presidenciale 2020, u përfshinë të martën mbrëma në një debat të ndezur duke kërkuar përball

Na ndajnë vetëm disa orë nga vendimi për Brexit.

Akullnajat e Zvicrës po shkrihen me ritme shumë të shpejta. Në pesë vitet e fundit alpet e Zvicrës kanë humbur 1 të 10 e akullit.

Dy studentë italianë, të moshës 25 dhe 26 vjeç, pasi kanë përdhunuar një vajzë të dehur 25-vjeçare, në depon e një klubi nate në Londër,

Këngëtarja koreane e popit, Sulli ka vdekur në moshën 25-vjeçare.

Bashkimi Evropian ka marrë masa ndëshkuese ndaj Turqisë, pas operacioneve që kjo e fundit ka nisur prej disa ditësh në Siri.