SHBA, rregulla të reja për marrjen e 'Green Card'

23/09/2018 - 15:40

   Administrata e Trump njoftoi se po përgatitet të propozojë një rregull të ri, i cili ua vështirëson marrjen e “Green Card”-it emigranteve të ndodhur ligjërisht në SHBA, dhe marrjen e vizave atyre që kanë qenë ndonjëherë të varur nga disa përfitime publike si Medicaid, kuponat ushqimorë apo strehimi publike.

Propozimi, i cili mund të bëhet rregull pas një të ashtuquajture “periudhë komenti publik”, rishkruan një normë të vitit 1999, e cila krijonte kufizime për emigrantët e varur nga përfitime në para, por nuk merrte parasysh kujdesin shëndetësor ose benefite të tjera jo monetare. Nëpërmjet këtij propozimi, punonjësve te emigracionit i shtohen kompetencat për t’i mohuar vizën apo rezidencën e përhershme ligjore individëve që kanë pasur përfitime nga Medicaid e Supplemental Nutrition Assistance Program. Ideja është të përjashtohet nga mundësia e rezidencës se përhershme personi që mund të kthehet në një “barrë publike”.

Sipas NBC News, variantet e mëhershme të propozimit përfshinin masa shumë më të rrepta që parashikonin kufizimin e dhënies së kartës jeshile dhe nënshtetësisë për emigrantët të cilët kishin përdorur Obamacare ose lehtësira të caktuara tatimore. Nisma është pjesë e përpjekjeve të presidentit Donald Trump për të frenuar si emigracionin e paligjshëm ashtu dhe atë të ligjëruar, çështje kjo të cilën e theksoi fort gjatë fushatës presidenciale e po kërkon ta kthejë në temë të rëndësishme edhe në zgjedhjet e mesit të mandatit në kongres./TCH

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i komisionit gjyqësor në senatin amerikan është zotuar t’i shkojë deri në fund çështjes së diskutimeve të mbajtura në 2017-tën p

Kush i mbledh copëzat e rendit botëror të thyer?

Kandidatura e përzgjedhur nga presidenti Donald Trump për ambasadore të Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Heat

Presidenti Donald Trump nënshkroi të premten ligjin për sigurinë kombëtare, duke shmangur mbylljen e qeverisë, por shpalli gjendjen në ku

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ka ftuar për takim të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara në Karakas pasi bëri të ditur s

Facebook rrezikon një gjobë prej miliarda dollarësh pas skandalit me agjencinë e konsulencës politike britanike, Cambridge Analytica.

Donald Trump shpalli “gjendjen e jashtëzakonshme” në kufi, gjë që do t’i lejojë atij përdorimin e fondeve të emergjencës për ndërtimin e

Fëmijë në Europë janë duke u vaksinuar më shumë se kurrë kundër sëmundjes së fruthit, por duket se progres nuk ka pothuajse fare. 

FBI-ja ka shpërndarë vizatime të disa femrave të vrara në periudhën 1970-2005, me shpresën për t’i identifikuar.

Presidenti i SHBA, Donald Trump do të nënshkruajë një projekt-ligj mbi sigurinë kufitare, duke shmangur mbylljen e qeverisë të premten, p