SHBA sanksione të reja ndaj Rusisë

03/08/2019 - 08:32

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë, për përfshirjen e saj të dyshuar në helmimin me agjent toksik të një ish-agjenti rus, dhe të vajzës së tij, vitin e kaluar në qytetin Sallsbëri të Anglisë.

Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia janë helmuar me agjentin Noviçok në mars të vitit të kaluar. Të dy ata i kanë mbijetuar sulmit.

Moska thotë se sanksionet e reja do të dëmtojnë lidhjet bilaterale.

Trumpi e nënshkroi një urdhër ekzekutiv më 1 gusht duke imponuar një sërë sanksionesh kundër Moskës, siç përcaktohej me Ligjin e Kontrollit të Armëve Kimike dhe Biologjike (CBW).

Si reagim ndaj sanksioneve, zëvendës ministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha se masa ishte e lidhur me zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara dhe se “Rusia nuk është befasuar” nga veprimi i Uashingtonit.

Departamenti i Shtetit, në gusht të vitit 2018 vendosi një rund të parë të sanksioneve, duke thënë se Rusia ka shkelur Aktin e CBW-së të vitit 1991.

Ligji i vitit 1991 kërkon që presidenti të vendosë një rund të dytë të sanksioneve, kur ai nuk mund të përcaktojë, nëse vendi në fjalë ka ndaluar përdorimin e armëve kimike, brenda tre muajve.

Moska e mohon fuqimisht se qëndron pas helmimit, i cili kishte përkeqësuar lidhjet e tensionuara midis Rusisë dhe Perëndimit./REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Minsku dhe qytete të tjera të Bjellorusisë u përfshinë nga dhuna e ashpër dhe protestat anti-qeveritare natën e të dielës pas mbylljes së

Libani duhet të kryejë reforma urgjente fiskale në mënyrë që të mund të futet në fondet e ndihmës, deklaroi Fondi Monetar Ndërkombëtar pa

Një maskë mbrojtëse duhet mbajtur tani në shumë pjesë të Parisit, duke filluar nga e hëna, pasi autoritetet vendosën të marrin masa të re

Një biznesmen i fuqishëm është vënë në pranga nga autoritetet në Hong Kong, pasi akuzohet për marrëveshje të fshehtë me forca të huaja.

Rikthimi i fëmijëve në shkollë për qeverinë britanike është përparësi kombëtare.

Agjencia ndërkombëtare hapësinore, NASA ka përdorur të dhënat satelitore për të hartuar shkatërrimin e shkaktuar nga shpërthimi vdekjepru

Janë në rritje rastet me koronavirus në Itali, por bien ndjeshëm bilanci i viktimave.

Sahar Fares 27 vjeçe, pjesë e ekipit të ndihmës së shpejtë, ka qenë një nga 158 viktimat që kanë humbur jetën në shpërthimin në portin e

Në të gjitha vendet e Bashkimit Europian, ritmet e përhapjes së COVID-19 po shtohen.

Trumpi shton presionin ndaj pronarëve të aplikacionit kinez TikTok dhe synon shitjen e tij tek kompanitë amerikane.