99 mijë e 123 viktima shënohen tashmë nga COVID-19 në SHBA. Në fakt numri i tyre ditor sa vjen dhe ulet, pasi së fundmi ishin 210, por duket se SHBA e cila kryeson listën e vendeve për viktima dhe infektime nga koronavirusi do të kapë shifren 100 mijë viktima.

Të infektuarit kanë shkuar në 1 milionë e 684 mijë e 173, teksa SHBA sa po shkon dhe po rihapet, por duke respektuar masat minimale kundër përhapjes së COVID-19.

Deri tani asnjë vaksinë nuk ka për koronavirusin, por SHBA premton se do të ketë një të tillë në fund të vitit.