Shefi i Samsung-ut dënohet për korrupsion

18/01/2021 - 12:55

Trashëgimtari i Samsung-ut, Lee Jae Yong është dënuar me dy vjet e gjashtë muaj burg nga një gjykatë e lartë në Korenë e Jugut, për shkak të përfshirjes në vepra korruptive.

52 vjeççari është dënuar fillimisht për dhënie të ryshfetit një bashkëpunëtori të ish-presidentes Park Geun-hye dhe është burgosur për pesë vjet në vitin 2017. Dënimi i është zvogëluar dhe pezulluar në apel dhe ai është lënë i lirë pasi ka shërbyer një vit.

Gjykata Supreme më pas e ka kthyer çështjen përsëri në Gjykatën e Lartë të Seulit, e cila e ka nxjerrë vendimin e ri të hënën. Samsung, prodhuesi më i madh në botë i telefonave të mençur, është konglomerati më i madh i kontrolluar nga një familje, që dominon ekonominë e Koresë së Jugut.

Qarkullimi i përgjithshëm i Samsung-ut arrin në 20% të bruto prodhimit të brendshëm të Koresë së Jugut.

Lee ka qenë në krye të Samsung-ut për disa vite pasi babai i tij është ndarë nga jeta në tetor të vitit të kaluar si pasojë e një sulmi në zemër. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) po fillon një procedurë të përshpejtuar për të testuar vaksinën ruse të koronavirusit Sputnik V.

Rrethuar nga akuzat për ngacmime seksuale, guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo kërkoi falje të mërkurën, duke thënë se ai “mori një mës

Tashmë nën hetim për simpatitë ndaj ekstremit të djathtë, njësia elite komando e Gjermanisë, KSK i ka lejuar anëtarët t’i kthejnë armët e

Në vitin 2020 në të gjithë botën janë regjistruar 13 654 tërmete me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter ose më shumë, më i forti prej të

Brazili regjistroi në 24 orët e fundit numrin më të lartë ditor të viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Tetë persona kanë mbetur të plagosur gjatë një sulmi me thikë në Suedi.

Pas rritjes së numrit të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19, qeveria italiane ka zgjatur deri më 6 prill gjendjen e emergjencës ko

347 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Itali.

Një sulm me raketë ka ndodhur këtë të  mërkurë në një bazë ushtarake irakiane në të cilën janë të vendosura trupat e koalicionit.

Twitter ka konfirmuar një vendim të prerë në luftën për të shmangur informacionet e rreme për tamponët, infeksionet dhe sidomos vaksinat,