Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Shefja e Policisë së Kapitolit: Përkrahësit e ish-presidentit Trump duan të sulmojnë përsëri

26/02/2021 - 08:24

Përkrahësit e ish-presidentit Donald Trump që ndërmorën sulmin vdekjeprurës në Kapitol më 6 janar kanë lënë të kuptohet se duan të “hedhin në erë” selinë e Kongresit dhe të vrasin anëtarë të tij, tha të enjten shefja e policisë së Kapitolit.

Kërcënimet sugjerojnë që ekstremistët mund ta vënë në shënjestër ndërtesën gjatë një fjalimi të Presidentit Joe Biden, u tha ligjvënësve shefja në detyrë e policisë Yogananda Pittman e cila shprehu nevojën e mbajtjes në fuqi të masave të sigurisë së lartë përreth ndërtesës.

“Anëtarët e grupeve të milicive që ishin të pranishëm më 6 janar janë shprehur se duan të hedhin në erë Kapitolin dhe të vrasin sa më shumë anëtarë të Kongresit jetë e mundur duke bërë një lidhje të drejtpërdrejtë me fjalimin për gjendjen e vendit”, u tha shefja e policisë Pittman anëtarëve të një Komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve.

“Ne mendojmë se do të ishte e kujdesshme që Policia e Kapitolit të mbajë në fuqi masat e forta të sigurisë derisa të zgjidhim ato dobësi,” tha ajo.

Data për mbajtjen e fjalimit për gjendjen e vendit nga ana e Presidentit Biden para Kongresit nuk është njoftuar ende, që zakonisht është në fillim të vitit.

Pas sulmit vdekjeprurës të 6 janarit ndaj Kapitolit në Uashington, u vendosën masa të pashembullta sigurie, përfshirë gardhe me tela me gjemba dhe postblloqe me forca të Gardës Kombëtare.

Rreth 5,000 trupa pritet të vazhdojnë të qëndrojnë deri në mes të marsit. Përkrahësit e Trump sulmuan Kapitolin në një përpjekje për të mos lejuar Kongresin të çertifikonte fitoren e demokratit Biden ndaj presidentit republikan, i cili këmbëngulte në mënyrë të pasaktë se kishte pasur mashtrime të përhapura në zgjedhjet e nëntorit.

Sulmi vonoi për disa orë çertifikimin e fitores së Biden, pasi ligjvënësit u detyruan të fshiheshin nga turma. Pesë persona vdiqën nga dhunë, përfshirë një oficer të Policisë së Kapitolit.

Më shumë se 200 vetë janë akuzuar deri më tani për rolet e tyre në sulm, përfshirë disa që kishin lidhje me grupe të ekstremit të djathtë si “Oath Keepers” dhe “Proud Boys”. /VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rusia ka njoftuar se ka dëbuar konsullin ukrainas në Shën Peterburg, Oleksandr Sosoniuk, pas ndalimit të diplomatit nën dyshimet se ka te

Ministri i Ambientit në Brazil Ricardo Salles ka thënë se këtij shteti i duhet ndihmë e jashtme në vlerë të 10 miliardë dollarëve në vit,

Një grua nga Miami është akuzuar se ka kërcënuar se do të vrasë zv.Presidenten e SHBA-ve, Kamala Harris.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka kthyer mbrapsht një vendim për refugjatët, disa orë pas nënshkrimit të një urdhri që kufizonte në 15,00

Raul Castro ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Komuniste të Kubës, çka nënkupton se ky shtet nuk do të ketë dikë nga fam

Në 24 orët e fundit, Turqia regjistroi 63.082 raste të reja me koronavirus.

Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalny, tha të premten se autoritetet e burgut e kanë kërcënuar se do ta ushqejnë me forcë, nëse nuk e n

Duke nisur nga 26 prilli, Italia do të nisë të lehtësojë gradualisht masat anti-covid.

29 viktima janë regjistruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Në një kohë kur shumë shtete kanë vendosur që vaksina AstraZeneca të përdoret në grupmosha mbi 60 vjeç, kancelaria Angela Merkel mori doz