Tre persona humbën jetën dhe 50 kanë mbetur të bllokuar, pas shembjes së dy ndërtesave në Nju Dehlit në Indi.

Një pallat në ndërtim u shemb, duke shkatërruar edhe një ndërtesë të vjetër banimi ngjitur me të.

Shkak i shembjes së objektit në ndërtim dyshohet se ka mos-zbatimi i rregullave të ndërtimit, një fenomen tepër i përhapur në Indi.