Një tjetër person ka humbur jetën në Itali dhe sipas mjekëve vdekja ka ardhur nga koronavirusi. 

Sipas mediave në vend mësohet se viktima e tretë është nga kremona dhe pacienti vuante dhe nga kancëri.

Kjo ka bërë që mjekët të jenë të dyjëzuar ende për të dhënë shkakun përfundimtar të vdekjes, por dyshimet janë se ai ka humbur jetën pasi është infektuar nga virusi.

Ndërkohë ka edhe 132 të prekur të tjerë që janë konfirmuar në 5 rajone të vendit.

Deri më tani numërohen rreth 2345 të vdekur dhe mbi 75 mijë të infektuar nga Koronavirusi.