Me fillimin e vjeshtës numri i rasteve të reja me Covid-19 ka vazhduar të rritet sërish. India u bë vendi i dytë në botë, ku numri i të infektuarve i ka kaluar 5 milionë, thanë autoritetet.

Virusi po përhapet me ritme më të shpejta se në vendet e tjera, ku për 5 ditë radhazi numri i të infektuarve ishte mbi 90 mijë. India gjithashtu ka edhe një numër të lartë të vdekjeve nga koronavirusi. Vendi aziatik raporton në total mbi 80 mijë të vdekur.

Rritja e numrit të infektuarve erdhi pasi qeveria hoqi masat shtrënguese në mënyrë që t’i jepte një frymëmarrje ekonomisë.

Kujtojmë që India renditet e dyta pas SHBA-së për numrin e të infektuarve. Në vendin e tretë renditet Brazili me numër të infektuarish më të ulët se India, por me numër viktimash më të lartë.