25/03/2020 - 13:44
Lajme të këqija vijnë nga Spanja, e cila ka tejkaluar Kinën për numrin e vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi.
Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 738 persona duke e çuar numrin e përgjithshëm në 3,434 ndërsa në Kinë është 3,281.
Ndërkohë numri i të infektuarve ka shkuar në 47,610.
Ditën e sotme ministrja e jashtme spanjolle Arancha Gonzalez, i bëri thirrje BE-së që të kenë një përgjigje të përbashkët finianciare në luftën kundër COVID-19.
Për shkak të situatës së rënduar kryeminsitri i Spanjës Pedro Sanchez ka shtyrë afatin e gjendjes së jashtëzakonshme në vend edhe për 15 ditë.
/portali DurresLajm/