Numri i të infektuarve dhe personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi po rritet në mënyrë të frikshme në Spanjë, duke e bërë vendin e dytë më të prekur në Evropë, pas Italisë.

Brenda 24 orëve të fundit në Spanjë kanë humbur jetën 514 persona duke e çuar në 2696 numrin total të viktimave, ku Madridi ka numrin më të madh, 1535.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të infektuarve në Spanjë ka arritur 39,673 plot 2600 më shumë se një ditë më parë shkruajnë mediat spanjolle.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez pritet të kërkojë sot miratimin e parlamentit për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 11 prill, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.