Lajme të këqija vijnë nga Spanja, aty ku koronavirusi është duke goditur fuqishëm. Ditën e fundit janë shënuar 171 viktima prej COVID-19 duke shkuar në 1002 të vdekur në total.

Në këtë mënyrë, Spanja bëhet vendi i katërt për nga numri i viktimave në botë, teksa i afrohet me shpejtësi Iranit, që deri më sot numëron 1284 të vdekur.

Ndërkohë edhe në SHBA janë regjistruar 10 persona të tjerë që humbën jetën prej koronavirusit dhe në total numërohen217 të vdekur.

Lajme pozitive vijnë vetëm nga Kina, e cila ka arritur të izolojë koronavirusin dhe për të dytën ditë rresht nuk ka regjistruar asnjë banor vendas të prekur.