Italia vazhdon të jetë e gjunjëzuar nga numri i lartë i viktimave që regjistrohen çdo ditë e nga personat e infektuar.

Sot kurba e pandemisë ka regjistruar një reduktim të lehtë të numrit të viktimave në 24 orët e fundit.

Dita e sotme ka regjistruar 681 viktima më shumë se një ditë më parë, duke e çuar numrin total të tyre në 15362. Një ditë më parë numri ishte 766.

Rastet e reja janë 4805 duke e çuar në 88274 numrin total të rasteve aktive. Personat e infektuar deri më sot kanë arritur më 124 632, sipas të dhënave të publikuara nga Mbrojtja Civile në Itali.

Pacientët e kuruar në terapi intesive janë 3994, në struktura spitalore po kurohen 29 010, ndërsa në kushte kurimi shtëpie 58 274.

Në Itali deri më sot janë kryer 657 224 tampone. Pacientët e shëruar kanë arritur sot në 20 996.

Në rajonin e Lombardisë  numri i viktimave është 8656 e janë 345 viktima më shumë se një ditë më parë, ndërsa numri i të infektuarve është 49 118.