Vazhdon të rritet numri i rasteve dhe viktimave nga koronavirusi. Sipas raportimeve të fundit, numri i rasteve në mbarë botën ka shkuar në 4 milion e 14 mijë e 436. Numri i të vdekurve ka shkuar në 276.251 persona.

Edhe numri i pacientëve të shëruar është rritur. Numri i pacientëve të shëruar në mbarë botën ka shkuar në 1 milion e 387 mijë e 230. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të kenë numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve. Në SHBA në total janë 1.322.163 të infektuar dhe 78.616 të vdekur nga Covid-19.

Spanja renditet e dyta ku në total ka 260.117 raste dhe 26.299 të vdekur. Italia renditet e treta me 217.185 raste në total dhe 30.201 të vdekur. Pas Italisë renditet Mbretëria e Bashkuar me 211.364 raste dhe 31.241 raste.

Rusia renditet në vendin e pestë me 187.859 raste në total, por ka një numër të ulët të vdekjeve me 1.723 të vdekur. Pas Rusisë renditet Franca me 176.079 raste dhe 26.230 të vdekur.