105 mjekë kanë humbur jetën deri tani nga koronavirusi në Itali. Gjatë ditës së sotme, brenda pak orëve kanë ndërruar jetë 9 bluza të bardha. Ndërkohë, numri i infermierëve që kanë humbur jetën nga pandemia Covid 19 është 28.

Sipas Institutit të Shëndetit, në Itali janë 13.522 persona nga personeli mjekësor që janë prekur nga Covid 19, raporton la Repubblica.