Shkon në 17 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali, 650 të prekur, 45 të shëruar

27/02/2020 - 19:03

Koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e tre personave të tjerë në Itali duke e çuar në 17 numrin total të viktimave, ndërkohë që sipas të dhënave të fundit, vendi numëron 650 të prekur.

Të dhënat janë raportuar nga drejtori i përgjithshëm i Mbrojtjes Civile, Angelo Borelli, raportojnë mediet fqinje.

Viktimat janë regjistruar në rajonin e Lobardisë dhe të treja ishin mbi 80 vjeç dhe me simptoma klinike të mëparshme. Sa i përket rasteve të rikuperuara, sipas autoriteteve italiane, janë 45 persona që janë shëruar deri tani nga koronavirusi.

Rajoni më i prekur mbetet ai i Lombardisë me 305 raste të konfirmura, i ndjekur nga Veneto me 98 dhe Emilia-Romana me 97. Koronavirusi është përhapur më shumë në pjesën veriore të Italisë, por raste janë regjistruar edhe në jug, në rajonin e Kampanias (2) dhe Siçilisë (3).

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri francez, Edouard Philippe paralajmëroi sot se 15 ditët e para të prillit do të jenë edhe më të vështira se 15 ditët e fundit

Princesha spanjolle Maria Teresa, anëtare e familjes mbretërore Bourbon- Parma ka ndërruar jetë sot nga koronavirusi në moshën 86- vjeçar

Sipas të dhënave të publikuara nga Mbrojtja Civile në Itali, ditën e sotme është regjistruar një numër më i ulët i vdekjeve nga koronavir

Wuhan-i është kryeqytet i provincës Hubei dhe vendi ku dyshohet se lindi koronavirusi i ri, COVID-19.

Nëse shkalla e rritjes së rasteve vazhdon në nivelet aktuale, zona metropolitane e Nju Jorkut do të pësojë një katastrofë më të keqe se W

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Britaninë e Madhe u rrit me 260 persona në 24 orët e fundit, duke e çuar shifrën në 1.019 të vdekur.

Numri i njerëzve që kanë vdekur nga koronavirusi në Spanjë në 24 orët e fundit është rritur me 832, rritja më e madh ditore në vend që pr

Turqia anuloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe vendosi të ndalojë udhëtimet midis 30 qyteteve, përfshirë Stambollin, Ankaranë dhe I

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë sot vendi me numrin më të lartë të personave të prekur nga koronavirusi.