Rritet ndjeshëm numri i viktimave nga Koronavirusi në Kinë. Ministria e Shëndetësisë raporton se ka shkuar në 259 numri i të vdekurve, ndërsa 12 mijë persona janë të prekur.

Pas shpalljes së emergjencës globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, shumë shtete kanë nisur të marrin masa të forta për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të ndalojnë hyrjen e çdo personi që ka qenë në Kinë në dy javët e fundit.

Dje në Rusi u konfirmuan dy rastet e para të prekur me virusin kinez. Po kështu dhe në Suedi, një 26-vjeçare ka rezultuar mbartëse e koronavirusit.

Janë gjithsej 18 shtete të tjera që kanë konfirmuar rastet e para të përhapjes së virusit.