Shkon në 27 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Greqi, regjistrohen 370 pasgoditje

31/10/2020 - 08:25

Turqia vijon të jetë nën rrënojat e tërmetit tronditës të mesditës së djeshme me magnitudë rreth 7 të shkallës rihter. Mediet turke raportojnë këtë mëngjes se ka shkuar në 25 numri i viktimave nga tërmeti që tronditi qytetin e Izmirit.

Ndërkohë në ishullin grek, Samos deri më tani janë konfirmuar dy viktima, dy të rinj 15 dhe 17 vjeç. Nga raportimet e fundit, bëhet e ditur se numri i të plagosurve ka shkuar në 804.

Autoritetet zyrtare turke njoftojnë se tërmeti i fortë është shoqëruar me 370 pasgoditje e 35 prej tyre ishin me magnitudë mbi 4 ballë.

Sipas informacionit të marrë nga Qendra e Koordinimit të Fatkeqësive Shëndetësore (SAKOM), në 8 nga 17 ndërtesat e shembura puna e ekipeve të kërkimit shpëtimit kishte përfunduar, ndërsa aktualisht kërkimet për persona të mbetur nën rrënoja vazhdon në 9 ndërtesa të shembura.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, paraqiti të martën emërimet për anëtarët e parë të kabinetit të tij, që përfshijnë ish-zëvendë

Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në të gjithë botën, duke detyruar shumë shtete që të rikthejnë masat kufizuese.

"Kemi frenuar qarkullimin e virusit”. Janë fjalë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron në nisje të një mesazhi që mbajti LI

Austria planifikon të nisë fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në muajin janar, ka thënë Ministri i Shëndetësisë në këtë vend, Rud

Një vaksinë për Covid-19 e prodhuar nga Universiteti britanik i Oksfordit dhe firma farmaceutike AstraZeneca ka treguar rezultate të mira

Vijon të vijnë shifra tepër negative nga Italia për sa i përket pandemisë së koronavirusit.

Kryetari i parë dhe vetëm me ngjyrë në bashkinë e New York, David Dinkins, ka ndërruar jetë sot në moshën 93 vjeç.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen njoftoi sot një kontratë me kompaninë amerikan “Moderna” për furnizimin deri në 1

Policia franceze shkatërroi me dhunë një kamp të improvizuar të emigrantëve duke u përplasur me ta dhe aktivistët që i mbështesnin.

Ish-Sekretari Smerikan i Shtetit, John Kerry, do të përfshihet sërish në administratën e lartë të presidencës së Joe Biden.