Një tjetër person ka humbur jetën në Itali nga koronavirusi, duke e çuar në 5 numrin e viktimave nga virusi vdekjeprurës.

Mësohet se viktima është një 88-vjeçar në Lombardi, i cili ka ndërruar jetë në spital. 

Pothuajse në të gjithë Italinë veriore është ndaluar mësimi nëpër shkolla.

Deri më tani janë shënuar 219 raste të të infektuarve në të gjithë vendin, nga të cilat 167 janë në Lombardi, 27 në Veneto, 16 në Emilia-Romagna, 3 në Piemonte, 1 në Romë.