Shkon në mbi 30 milionë numri i të infektuarve me Covid-19

18/09/2020 - 08:33

Me ardhjen e vjeshtës numri i të infektuarve me koronavirus ka ardhur duke u rritur. Dje OBSH njoftoi se Europa shënoi një numër më të lartë rastesh sesa në mars.

Sipas universitetit John Hopkins, numri i të infektuarve në mbarë botën ka shkuar mbi 30 milionë. Gjithashtu bëhet me dije se numri i viktimave nga Covid-19 ka shkuar në mbi 940 mijë, që kur virusi u shfaq në Kinë vitin e kaluar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, India dhe Brazili janë vendet më të goditura nga virusi. Shumë vende tani po raportojnë për një valë të dytë infektimesh.

Nga autoritetet është ngritur shqetësimi se kjo valë e dytë e pandemisë vjen në një moment kur dimri po afrohet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një dëshmi rrëqethëse vjen nga një i mbijetuar i tërmetit tronditës në Turqi. Zeki Soysal, banor i qytetit Izmir, tha se ishte hedhur nga

Tërmeti në Turqi me magnitudë 7 i shkallës rihter ka shkaktuar dëme të shumta në Turqi.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka reaguar pas tërmetit shkatërrimtar në Izmir.

Turqia goditet nga një tjetër tërmet i fuqishëm, i cili ka lënë pas dëme të mëdha në njerëz dhe ndërtesa.

Policia në Rusi ka vrarë një adoleshent 16-vjeçar, pasi ky i fundit i vuri flakën një stacioni policie dhe qëlloi me thikë një oficer.

Ndërsa shumë vende të botës po përpiqen që të mbajnë nën kontroll valën e dytë të pandemisë së koronavirusit, Tajvani sapo ka shënuar 200

Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në Francë. Mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 47.637 raste të reja.

Personi që po shikoni në foto është tuniziani Brahim Aouissaoui, autori i sulmit terrorist në Francë, që shokoi botën paraditen e sotme.

Ekonomia amerikane u rrit me 7.4% nga korriku në shtator, njoftoi të enjten Departamenti i Tregtisë.

Gjendja e jashtëzakonshme në Spanjë do të zgjasë deri në fillim të muajit maj 2021.