“Shkoni nga keni ardhur” polemika në SHBA pas deklaratave të Trump

15/07/2019 - 13:53

Në një numër twittesh, të cilat u cilësuan menjëherë nga kritikët si komente raciste dhe ksenofobike, Presidenti Donald Trump ka provokuar një tjetër polemikë që lidhet me disa anëtare të Kongresit.

Presidenti sulmonte në twiterat e tij disa ligjvënëse demokrate, me ide progresive, duke u thënë atyre të kthehen në vendet e tyre për të dhënë ndihmesë në pakësimin e krimeve në ato vende.

Në mesin e katër ligjvënëseve që u bënë objekt i sulmeve të Presidentit, vetëm njëra prej tyre, ligjvënësja e Minesotës – Ilhan Omar, nga Somalia – ka lindur në një vend të huaj. Tre ligjvënëset e tjera janë amerikane indigjene – Ayana Pressley (e shtetit Massachusetts) ka lindur në Cincinnati të Ohios. Alexandria Ocasio-Cortez ka lindur në New York dhe përfaqëson pjesën lindore të lagjes Bronx dhe një pjesë të lagjes Queens), ndërsa Rashid Tlaib, ligjvënëse e Michiganit, ka lindur në Detroit.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj një kërkese të Zërit të Amerikës, për të konfirmuar në se Presidenti ishte në dijeni para se të niste twittet, se tre nga katër ligjvënëset që ai përmendëte, janë shtetase amerikane, të lindura në SHBA.

Ligjvënëset në fjalë kanë patur një polemikë me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, demokraten Nancy Pelosi, lidhur me çështjet e imigracionit. Kjo mosmarrëveshje tërhoqi ditët e fundit vëmendjen e zotit Trump, i cili madje i doli në mbrojtje në publik zonjës Pelosi.

Twittet e Presidentit Trump lidhur me katër ligjvënëset demokrate, të njohura ndryshe si “grupi”, erdhën pas një segmenti 20 minutësh kushtuar atyre në televizionin Fox News. Presidenti shpesh reagon menjëherë në mediat sociale ndaj programeve që sheh në kanalin Fox.

Në veçanti, ligjvënësja Omar, ka qenë objekt kritikash në këtë televizion, pjesërisht për shkak të qëndrimit të saj kritik ndaj Izraelit dhe të disa komenteve të saj antisemite.

Ligjvënëset Omar dhe Tlaib janë dy my myslimanet e para të zgjedhura në Kongresin amerikan.  Shumë njerëz në mediat sociale po i dënojnë twittet e zotit Trump, që duket se i kanë tejkaluar këtë herë normat, edhe pse zakonisht ai shkruan twitte provokuese.

Në mesin e kritikëve, është edhe ligjvënësja Pelosi, e cila shkroi se komentet e zotit Trump janë ksenofobike dhe “synojnë ta përçajnë vendin tonë” dhe ato “ritheksojnë se plani i tij – për ta bërë Amerikën përsëri madhështore -, ka qenë në fakt gjithmonë ta bëjmë Amerikën përsëri të bardhë”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Parlamenti i sapozgjedhur britanik do të mblidhet të martën.

Kushtet atmosferike shkaktuan mbylljen e shkollave ne Romë e Napoli.

Pas fitores bindëse në zgjedhjet e parakohshme të së enjtes, Boris Johnson mori nga mbretëresha mandatin për formimin e qeverisë.

Policia gjermane tha se ka gjetur bombola gazi dhe municione të vjetra lufte në një apartament, ku të premten ndodhi një shpërthim, që la

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Afganistanin, Zalmay Khalilzad ka thënë se bisedimet për paqe me talibanët do të pezullohen përkoh

Ajo që po ndodh në oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë, është një mister i vërtetë.

Aksionet e “Saudi Aramco” janë rritur më së larti të enjten, duke e kthyer prodhuesin shtetëror masiv të naftës në kompaninë e parë në bo

Pjesëmarrje tepër e lartë në zgjedhjet e parakohshme të kësaj të enjteje në Britaninë e Madhe.

Një stuhi e fortë për një orë ka shkaktuar përmbytje dhe duke lënë pa energji elektrike mijëra shtëpi në Brisbane, Australi.

Ish-zëvendëskryeministri italian, njëherazi dhe ish-ministër i Brendshëm, Matteo Salvini është nën hetim për shpërdorim detyre nga prokur