Kur nuk ka kaluar akoma një javë nga sulmi i një militanti të ISIS në Paris, ku mbeti e vrarë një vajzë dhe u plagosën 5 persona, Franca ka shmangur një atentat terrorist. Ministri i Brendshëm, Gerard Collomb njoftoi se autoritetet kanë parandaluar së fundi një sulm me lëndë toksike.

"Dy të rinj me origjinë egjiptiane po përgatiteshin të kryenin një atentat me eksploziv dhe me ricine, që është një helm shumë i fortë. Bëhet fjalë për dy vëllezër. Zbuluam se ata po mësonin përmes rrjeteve sociale, si të përgatisnin lëndë shpërthyese dhe helme."

Ministri francez tha se forcat antiterror ndjekin nga afër aktivitetin në rrjetet sociale, pasi në jo pak raste terroristët organizohen dhe bashkëpunojnë përmes tyre.