Një sulm kamikaz në Xhaminë e Madhe, në qytetin e shenjtë mysliman të Mekës, u parandalua nga forcat saudite të sigurisë.

Të sinjalizuar më herët për rrezikun e një sulmi terrorist në xhaminë e madhe, forcat speciale goditën kamikazin, i cili ishte fshehur në një apartament nga ku hodhi veten në erë.

Arabia Saudite tha se tre celula terroriste kishin planifikuar një sulm ndaj besimtarëve myslimanë gjatë muajit të Ramazanit.

Pasi u bllokua në apartament, kamikazi u konfrontua me arme me policinë para se të shpërthente eksplozivet.

Shpërthimi shkaktoi rrëzimin e ndërtesës, duke plagosur gjashtë persona dhe pesë anëtarë të forcave të sigurisë.

Për autoritetet nuk është ende e qartë se kush qëndron pas sulmit edhe pse ISIS  ka kryer sulme në të kaluarën, në Arabinë Saudite. Pesë persona, të dyshuar si terroriste u vunë në pranga.