Një ngjarje shokuese që ka përfunduar me ekzekutimin e një 13- vjeçari kinez ka tronditur opinionin publik.

Nxënësi 13-vjeçar, i quajtur Guo Sheng, u qëllua për vdekje teksa ishte në orën e edukimit fizik. Të rinjtë ishin duke luajtur me shpata, por në një moment shoku i tij e gjuan shpatë në trup, dhe fatkeqësisht goditja ishte fatale.

Edhe pse ngjarja u konsiderua si një incident nga autoritetet e shkollës dhe policia, familjarët e viktimës nuk u pajtuan me këtë vendim, shkruan "Daily Mail".

Shpata i përkiste një studenti të vitit të tetë, i njohur si Li, i cili studion në një shkollë të mesme në Changning, Provinca Hunan. Li ishte duke luajtur me Guo gjatë një pushimit të fizkulturës mëngjesin e 12 dhjetorit.

Guo kishte ndërruar jetë kur mbërritën në shkollë prindërit e tij.