Shpërthim para ndeshjes së Champions League, plagoset futbollisti (FOTO)

11/04/2017 - 20:11

Një shpërthim ka tronditur Gjermaninë mbrëmjen e sotme, para ndeshjes Borusia Dortmund – Monako.

Ndërsa ekipi gjerman po udhëtonte drejt stadiumit, një shpërthim ka ndodhur në autobuz, nga i cili është plagosur Mark Bartra, futbollist i Borusias dhe kombëtares spanjolle, i cili është dërguar në spital.

Shpërthimi raportohet të ketë ndodhur në momentin që autobusi i Borusia Dortmundit po i afrohej stadiumit.

Siç raporton BBC, nga shpërthimi janë thyer xhamat e autobuzit. Ekipi gjerman shkroi në Twitter se të gjithë lojtarët e tjerë janë mirë dhe situata brenda dhe jashtë stadiumit është e qetë. 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ditën e sotme do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Ukrainë, pasi presidenti i vendit Volodymyr Zelensky kohë më parë shpë

Autoritetet gjermane bëjnë të ditur se është rritur numri i qytetarëve që jetojnë vetëm.

Një konflikt i acaruar ditët e fundit mes partnerëve politikë në Itali rrezikon të çojë në rrëzimin e qeverisë.

Një shpërthim para hyrjes së një ndërtese universitare në Kabul ka shkaktuar vdekjen e 6 studenteve dhe plagosjen e 27 të tjerëve, të cil

Është rritur numri i viktimave në Japoni pas zjarrit të rënë qëllimisht në një studio të animuar në Kioto.

Presidenti Donald Trump tha të enjten se një anije e Marinës amerikane rrëzoi një avion iranian pa pilot në një veprim vetmbrojtës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli emergjencë ndërkombëtare shëndetësore pasi ka shenja shqetësuese për përhapjen e mundsh