Disa të plagosur pas një shpërthimi në zonën e "Muzeut të Madh", pranë piramidave të Giza-s. Një autobus turistësh ka shpërthyer duke plagosur disa persona.

Burime zyrtare thonë që bëhet fjalë për një pajisje të fshehur përgjatë rrugës. Të plagosurit janë dhjetë egjiptian dhe shtatë pasagjerë nga Afrika e Jugut.

Pamjet e postuara në Twitter nga një fotograf egjiptian tregojnë një mur prej çimentoje të shkatërruar dhe pak metra më poshtë autobusin e ndaluar.