Shpërthen mina, vriten 7 fëmijë

15/04/2019 - 12:17

Një zyrtar afgan njoftoi se 7 fëmijë kanë vdekur dhe 8 të tjerë janë plagosur pas aktivizimit të një mine në lindje të vendit. Incidenti ndodhi në rajonin Lagham. Zëdhënësi rajonal, Assadullah Dawlatzai, bëri të ditur se autoritetet po hetojnë mënyrën sesi fëmijët kanë rënë në kontakt me mjetin shpërthyes.

Ai tha se katër nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë. Shërbimi i Kombeve të Bashkuara për Veprimin ndaj Minave tha në vitin 2017 se rreth 150 njerëz çdo muaj u vranë ose u plagosën në Afganistan nga minat dhe të ashtuquajturat mbetje eksploduese të luftës.

Ndërsa shumë mina tokësore kanë mbetur nga pushtimi sovjetik në vitet 1980 dhe lufta civile në vitet 1990, numri i viktimave është shtuar edhe për shkak të aktivizimit të bombave të përdorura nga talibanët.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Italia dhe Austria iu bashkuan sot shumë vendeve të BE-së, të renditura me të kuqe në variantin e përditësuar të hartës së re europiane t

Presidenti republikan Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish nënpresidenti Joe Biden, debatojnë të enjten në mbrëmje, hera e fundit

Franca do të shtrijë një shtetrrethim brenda ditës në dhjetëra zona të tjera në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, k

Alarmi për një tjetër sulm terrorist u sinjalizua këtë pasdite në Francë.

Republika Çeke është duke u përballur me valën e dytë të pandemisë Covid-19, teksa numrat e të infektuarve kanë arritur në shifra rekord.

Franca është bërë vendi i dytë në evropën perëndimore që regjistron më shumë se 1 milionë infektime me koronavirus sipas universitetit Jo

Ministrja e Jashtme, Sophie Wilmès, e cila ishte kryeministrja e përkohshme e Belgjikës gjatë valës së parë të shpërthimit të koronavirus

Pandemia e koronës u krijon probleme familjeve të reja që kanë nevojë për kujdestarë për fëmijët.

Rusia dhe Irani kanë shtënë në dorë informatat e regjistrimit të votuesve amerikanë, tha në një konferencë të rrallë për shtyp kreu i shë