Një vullkan në ishullin Stromboli të Italisë ka shpërthyer duke shkaktuar një re të madhe tymi. Nuk ka raportime për njerëz të lënduar. Aeroplanët kanë nisur të hedhin ujë për të fikur zjarret e shkaktuara nga llava.

Kujtojmë që në korrik një vullkan shpërtheu dhe vrau një person që kishte dalë shëtitje duke bërë që zona rreth vullkanit të mbyllej për vizitorët.