Shpërthim i fuqishëm në Britaninë e madhe

13/02/2018 - 22:51

   Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Birminghamit të Britanisë së Madhe.

Forca të shumta policie dhe të emergjencës shkuan në qendër të qytetit, pasi u raportua për një zhurmë të fuqishme.

Britanikja “Mirror” shkruan se autoritetet kanë evakuuar teatrin dhe librarinë, ndërsa e gjithë zona rreth e rrotull rrugës Broad është rrethuar me kordon policor.

Mësohet se në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, por ende nuk dihet se për çfarë lloj shpërthimi bëhet fjalë. Momentalisht policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg kësaj zone.

Dyshimet e para janë se mund të ketë patur një defekt teknik brenda sallës së teatrit, megjithatë kjo nuk është konfirmuar ende. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Banorët në Skoci janë paralajmëruar nga autoritetet që të qëndrojnë vigjilentë dhe të bëjnë kujdes nga pantera e zeza.

Bashkimi Europian tha se është i gatshëm të zgjasë periudhën e tranzicionit pas “Brexit”-it, nëse Britania e Madhe e do këtë.

Një çift në Brazil është arrestuar, pasi i kanë hequr fëmijën një gruaje shtatzënë.

Huligani i njohur kroat Ante Firiç, i cili ishte kthyer në një makth për serbët, ka mbetur i vdekur mesditën e së mërkurës, teksa është g

Avioni me të cilin udhëtonte Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, bëri ulje të detyrueshme pasi kabina u mbush me tym.

 Të paktën 18 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmi në një kolegj në Krime, rajon ukrainas i aneksuar nga Rusia.

Qendra e Kosovës për Studime të Sigurisë, të mërkurën prezantoi raportin me titullin ”Përtej shkaktarëve: Rreziqet e reja të ekstremizmit

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, takoi Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Presidenti amerikan Donald Trump kërkon që të mos ketë një fajësim të nxituar të Arabisë Saudite për zhdukjen e gazetarit Jamal Khashoggi

Fëmijët në Francë do ta nisin shkollën nga mosha 3-vjeçare.