Një shpërthim i fuqishëm ka goditur një restorant në qytetin Sapporo, në Japoninë Veriore, duke lënë deri më tani 41 të plagosur.

Sipas “BBC”-së, të paktën një prej të plagosurve është në gjendje kritike për jetën.

Shkaku i shpërthimit në distriktin Toyohira nuk dihet ende. Ka raporte ende të pakonfirmuara, sipas të cilave kemi të bëjmë me një shpërthim gazi që u pasua nga zjarri.

Policia vendosi kordon sigurie në zonë nga frika e shpërthimeve të tjera.