Një shpërthim ka ndodhur në stacionin qendror të metrosë në Bruksel. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka evakuar të gjithë personat që ishin të pranishëm në stacionin e metrosë.

Sipas mediave belge, autori i ngjarjes ka lënë një valixhe në stacionin qendror të Brukselit, e cila shpërtheu disa minuta më vonë.

Autori është neutralizuar nga policia, por nuk dihet gjendja e tij. Disa media belge, raportojnë se ai është qëlluar për vdekje nga autoritetet.

Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar dhe situata është nën kontroll.