Një shpërthim i regjistruar në Sesto San Giovanni, në rrugën Villoresi, në Milano ka shkatërruar dy apartamente në katin e fundit të një ndërtese.

Shpërthimi i fuqishëm, shkaqet e të cilin nuk dihen ende, ka ndodhur rreth orës 05.00 të ditës së sotme, raportojnë mediet e vendit fqinjë.

Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur 6 persona, anëtarë të dy familjeve të ndryshme. Mes të plagosurve është edhe një fëmijë 9-vjeçar. 

Shpërthimi ka shkaktuar panik tek banorët e pallatit dhe të zonës, të cilët ishin në gjumë në momentin që u dëgjua zhurma tronditëse. Mësohet se 18 persona janë evakuuar nga godina.

Për fat të mirë, meqë shpërthimi u regjistrua në një orë kur nuk kishte kalimtarë në rrugë, nuk ka të lënduar nga pjesët e suvasë dhe betonit që kanë përfunduar në asfalt.