Ministria ruse e Mbrojtjes tha se dy persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur, si pasojë e një shpërthimi dhe zjarrit që ka nisur në një zonë ushtarake në rajonin Arkhangelsk të Rusisë.

Zjarri ka nisur afër zonës ku kryhen testime për raketa balistike.
Ministria ka thënë se “në atmosferë nuk janë lëshuar lëndë kimike të rrezikshme” dhe se “nivelet e rrezatimit janë normale”.
Megjithatë, qyteti i afërt, Severodvinsk, ka thënë se një “rritje e vogël” e niveleve të rrezatimit është regjistruar pas shpërthimit. “Pajisjet në Severodvinsk kanë regjistruar një rritje të nivelit të rrezatimit. Aktualisht shifrat janë kthyer në situatë normale”, shkruhet në faqen zyrtare të qytetit të internet.