Shpërthimi aksidental në Paris, të vdekur dhe të plagosur rëndë

12/01/2019 - 16:33

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në Paris, në një furrë buke. Bilanci duket dramatik, me 2 zjarrfikës që kanë humbur jetën, ndërsa 37 të tjerë janë lënduar, 10 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Shpërthimi, sipas policisë është shkaktuar nga një rrjedhje gazi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 9 të mëngjesit, në një ndërtesë të lagjes turistike “Grands Boulevards”, afër muzeut “Grevin”, ku zjarrfikësit kishin ndërhyrë për një rrjedhje gazi.

“Shpërthimi ndodhi kur njerëzit ishin në rrugë dhe zjarrfikësit brenda godinës”, ka shpjeguar edhe ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner.

“Nuk do të hyj në detaje për viktimat njerëzore, por bilanci është i rëndë dhe serioz. Rreth 200 zjarrfikës janë mobilizuar, 100 policë janë të pranishëm. Situata tani është nën kontroll dhe të gjitha shërbimet mjekësore janë të mobilizuara”, tha ministri i Brendshëm, Christophe Castaner.

Edhe Prokurori i Parisit, Remy Heitz ka konfirmuar nga vendngjarja se shpërthimi është shkaktuar nga një rrjedhje gazi aksidentale.

E gjithë kjo ndodh ndërsa në anën tjetër të Parisit, “jelekverdhët” nisën të mblidheshin para Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, në zonën lindore të qytetit, për të 9-n fundjavë mobilizimi kombëtar. Rreth 80 mijë oficerë policie janë në gatishmëri në të gjithë vendin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tre veta u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën nga të shtënat në një tramvaj në qytetin Utrecht të Holandës, tha prefekti i këtij qyteti

Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve të Britanisë, John Bercow ka përjashtuar një tjetër votim mbi marrëveshjen e mëparshme të Brexit, u refuzu

Mëngjesin e sotëm është raportuar për një sulm me armë në qytetin hollandez të Utrecht.

Pa kaluar shumë kohë nga mbyllja e një shtegu të parave të pista hapet një tjetër në horizont, i cili përdoret nga kriminelë e trafikantë

Rritet numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve të furishme që kanë goditur provincën indoneziane të Papua, duke shkaktuar edhe rrëshqit

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern njoftoi sot se qeveria e saj binte dakord në parim për ashpërsimin e legjislacionit për ar

Politika e Bashkimit Europian të kujton praktikat e byrosë politike të ish-vendeve komuniste, dëgjohet nga qarqet populiste të djathta pa

Qeveria franceze ka marrë që nga nëntori masa të forta kundër prishësve të rendit e qetësisë.

Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, ka kritikuar Rusinë në prag të pesëvjetorit të aneksimit të Gadishullit u

Këtë të diel është përfshirë nga flakët kisha historike e Saint-Sulpice e Parisit, e cila u përdor në filmimin e autorit amerikan Dan Bro