Të paktën katër persona thuhet se janë plagosur pas një shpërthimi në një fabrikë kimike në Tarragona, Spanjë.

Ndërkohë, sipas Sky News, nga ky shpërthim, përveç të lënduarve, një person ka mbetur i vdekur.

Zjarri shpërtheu menjëherë pas orës 6.30 pasdite në një fabrikë kimike në provincën Tarragona të Spanjës verilindore, me shumë mundësi si rezultat i një aksidenti kimik, tha agjencia e mbrojtjes civile e Katalonjës.