Shpërthimi i virusit, Kina teston 4.7 milionë banorë të një province

26/10/2020 - 09:54

Kina po vijon me politikën e saj të testimit në masë, për të arritur që të zbulojë sa më shumë raste me COVID-19. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, mësohet se pas shpërthimit të koronavirusit në provincën Xinjiang në Kashgar, autoritetet kanë kryer 4.7 milionë testime.

Deri tani nga testimet e kryera janë gjetur 138 raste asimptomatike, një ndihmë jo e vogël për të izoluar sa më shumë përhapjen e sëmundjes.

Rasti i parë në Kashgar ishte një grua asimptomatike që punonte në një fabrikë veshjesh në periferi të qytetit.

Gruaja u zbulua se ishte e infektuar pas testimeve rutinë. Tashmë Kina është një nga vendet që me testimin në masë ka vendosur nën kontroll pandeminë dhe numëron 85.810 qytetarë të infektuar dhe numri i të vdekurve ka arritur në 4,634.

Më shumë se 2.8 milionë teste ishin kryer në Kashgar deri të dielën pasdite dhe pjesa tjetër do të përfundojë brenda dy ditësh, sipas zyrtarëve të qytetit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeveria japoneze ka bërë të ditur se vetëvrasjet në vend gjatë tetorit të vitit 2020 morën më shumë jetë njerëzish se sa mori koronavirus

Italia regjistroi sot 541 vdekje 20 mijë e 648 pacientë të prekur me Covid-19, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Policia franceze arrestoi 81 persona në të gjithë Francën, teksa protesta të shumta janë shkaktuar si pasojë e brutalitetit të policisë d

Qeveria çeke njoftoi sot rihapjen e tregjeve, restoranteve dhe muzeve më 3 dhjetor në të gjithë vendin, ku epidemia e koronavirusit të ri

Sidnei ka regjistruar natën më të nxehtë të nëntorit në histori me temperaturën gjatë ditës prej 40 gradësh celcius, të dielën.

Në orët e para të mëngjesit, mbi një mijë oficerë policie me mbështetjen e Europol kryen një bastisje të koordinuar kundër anëtarëve të n

Evropa ka regjistruar mbi 400,000 viktima të koronavirusit që prej fillimit të pandemisë, ndërkohë që disa pjesë të kontinentit kanë nisu

Të paktën 150 persona u arrestuan gjatë demonstratave të mbajtura dje në Londër kundër masave të marra për frenimin e pandemisë së korona

Një studim doli në përfundimin se Covid-19 dhe sëmundjet e lidhura me të mund të shkaktojnë probleme shëndetësore. Mbi 70% e pacientëve t

Të paktën 30 pjesëtarë afganë të sigurisë janë vrarë si pasojë e një sulmi vetëvrasës me makinë-bombë, në një bazë ushtarake në provincën