Trupat e dy personave të humbur pas shpërthimit të vullkanit në Ishullin e Bardhë në Zelandën e Re mendohet se nuk mund të gjendjen kurrë.

Vullkani shpërtheu më 9 dhjetor teksa 47 njerëz po vizitonin ishullin e njohur si Whakaari dhe mbetën të vdekur të paktën 16 njerëz.

Dy të zhdukurit janë turistja australiane Winona Langford, 17 vjeç dhe Hayden Marshall-Inman, 40 vjeç nga Zelanda e Re, që ishte pjesë e guidës.

Policia tha se do vazhdohet të kërkohet për dy trupat e zhdukur edhe për 1 ose 2 ditë më shumë.