Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Shpërthimi i vullkanit Sinabung, pamje spektakolare ku hiri zë gjithë qiellin mbi qytet (FOTO & VIDEO)

02/03/2021 - 17:18

Një vullkan në Indonezi shpërtheu të martën në mëngjes duke hedhur në qiell një shtëllungë spektakolare hiri, thuajse duke errësuar qiellin.

Sipas studiuesve lokalë ndodhën 13 shpërthime të veçanta në malin Sinabung, në Sumatra, ku hiri u ngrit deri në 5000 metra lartësi. Autoritetet caktuan një zonë sigurie me një rreze rreth 5 kilometra, për të mos rrezikuar jetët e banorëve të zonës. Por, edhe pse nuk pati viktima dhe nuk është dhënë asnjë urdhër evakuimi, banorët vendas nuk rrezikuan dhe u larguan sa më shumë nga perimetri i vullkanit. Zyrtarët vendas paralajmëruan se mund të ketë edhe shpërthime të tjera, edhe më të mëdha.

Sinabung, një vullkan i lartë 3600 metra, ka qëndruar i fjetur për shekuj, deri sa shpërtheu për herë të parë në vitin 2010, duke i marrë jetën 2 personave. Shpërthime të tjera ndodhën në vitin 2013 dhe 2014, duke shkaktuar mbi 16 viktima, dhe që atëherë vullkani ka mbetur aktiv.

Indonezia është një arkipelag me më shumë se 17 mijë ishuj, dhe ka rreth 130 vullkane aktivë.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rusia ka njoftuar se ka dëbuar konsullin ukrainas në Shën Peterburg, Oleksandr Sosoniuk, pas ndalimit të diplomatit nën dyshimet se ka te

Ministri i Ambientit në Brazil Ricardo Salles ka thënë se këtij shteti i duhet ndihmë e jashtme në vlerë të 10 miliardë dollarëve në vit,

Një grua nga Miami është akuzuar se ka kërcënuar se do të vrasë zv.Presidenten e SHBA-ve, Kamala Harris.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka kthyer mbrapsht një vendim për refugjatët, disa orë pas nënshkrimit të një urdhri që kufizonte në 15,00

Raul Castro ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Komuniste të Kubës, çka nënkupton se ky shtet nuk do të ketë dikë nga fam

Në 24 orët e fundit, Turqia regjistroi 63.082 raste të reja me koronavirus.

Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalny, tha të premten se autoritetet e burgut e kanë kërcënuar se do ta ushqejnë me forcë, nëse nuk e n

Duke nisur nga 26 prilli, Italia do të nisë të lehtësojë gradualisht masat anti-covid.

29 viktima janë regjistruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Në një kohë kur shumë shtete kanë vendosur që vaksina AstraZeneca të përdoret në grupmosha mbi 60 vjeç, kancelaria Angela Merkel mori doz